Categories Lifestyle

Receta për pastrimin e mëlçisë me rrush të thatë

Mëlçia është organi i dytë më i madh i trupit të njeriut si dhe është një organ vital që kryen shumë funksione esenciale që lidhen me tretjen, imunitetin, metabolizmin dhe ruajtjen e ushqyesve brenda trupit.Poashtu ky organ filtron dhe përpunon gjakun që qarkullon brenda trupit prandaj edhe ndryshe quhet edhe “fabrika e gjakut”, sepse puna e saj është të eliminojë toksinat dhe papastërtitë nga gjaku.Ushqimi i shpejtë është shumë i dëmshëm për organizmin pasi pengon efektivitetin e mëlçisë në pastrimin e helmeve dhe toksinave dhe zvogëlon aftësinë e absorbimit të lëndëve ushqyese, transmeton Klan Kosova.Do të çuditeni kur të kuptoni se një nga ushqimet më efektive për pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë është rrushi i thatë.

Për këtë recetë keni nevojë për rrush të thatë organic që duhet të jenë të errët, të zinj, të rrudhosur, jo shumë të butë ose shumë të fortë.Preferohet që këtë recetë ta përgatisni në mëngjes. Lëreni rrushin e thatë të qëndrojë në ujë të ngrohtë për 15 minuta pastaj shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.Vendoseni rrushin më pas në një enë dhe derdhni mbi të ujin që ishte zier më parë, dhe tani ftohur në temperaturën e dhomës.Mbusheni plotësisht enën dhe lërini rrushin e thatë të qëndrojë kështu deri në mëngjesin e ardhshëm.

Pini lëngun dhe hani rrushin e thatë mëngjesin e ardhshëm pasi të zgjoheni.Më pas shtrihuni në shpinë për dy deri tri orë. Vendoseni kompresa të ngrohta në anën e djathtë të abdomenit tuaj.Përsëriteni këtë procedurë të paktën një herë në javë për një muaj rresht, pra katër herë në muaj, e dy herë në vit dhe do të mahniteni me rezultatet!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME