Categories Lifestyle

Recetë me Karrota: Mjekimi i duhur kundër anemisë

Ndoshta nuk e keni ditur por karrotat janë nga zgjidhjet më të mira natyrale kundër Anemisë.
Kjo perime është e pazëvendësueshme për shëndetin e mirë të organizmit. Lëngu ditor i karrotës në sasinë prej 100 -150 ml është ilaç efikas te personat që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord arrin të rregullojë pastrimin e mirë të gjakut.

Në fund të tekstit gjeni një video ilustruese me disa fakte kurioze mbi karrotat. Këshillohet që të gjithë ata njerëz që vuajnë nga anemia, duhet të konsumojnë minimalisht 2-3 karota mesatare të qëruara çdo ditë. Gjithashtu në ushqimet e tyre, sidomos sallatat dhe supat, nuk duhet të mungojë asnjëherë karota. Vetëm përdorimi i përditshëm i këtyre perimeve sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe zvogëlon maksimalisht rrezikun për sëmundje të tjera.

Lëngu i karrotave është i pasur me beta karotën që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera. Përmbajtja e hekurit në lëngun e karrotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.

Si të përgatisni lëngun e karotës E vetmja gjë që ju nevojitet është një shtrydhëse frutash dhe karrota të freskëta, të cilat duhet t’i lani mirë dhe t’i qëroni lehtë pa i zhveshur shumë ato nga ushqyesit që gjenden nën shtresën e jashtme.

Mënyra e rekomanduar e marrjes së lëngut të karotës
Rregulli kryesor është që të pini lëngun e karotës bashkë me një lugë me vaj ekstra të virgjër ulliri. Yndyra inkurajon përthithjen e karotenit nga mëlçia. Lëngu i karotës në sasi të vogla nuk ka asnjë ndikim, ndërsa në sasi të mëdha mund të shkaktojë një barrë të rëndë në mëlçi dhe pankreas.

Lëngun e freskët të karotës duhet ta pini jo më larg se një orë nga përgatitja, sepse vitaminat siç është beta karoteni nisin të shpërbëhen dhe humbasin vlerën e tyre. Pini lëngun e karotës 30 minuta përpara çdo vakti, madje edhe në mëngjes me stomakun bosh. Lëngu i karotës është i përshtatshëm edhe për fëmijët. Pasi kanë mbushur gjashtë muaj, mjafton ta holloni atë me ujë në sasinë një me një.


Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME