Categories Lajme

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Komisionerët nuk do të propozohen më nga partitë

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi se gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve, çdo qeveri në pushtet do të jetë “memece”.

I ftuar në një nga studiot televizive, Gjiknuri foli për ecurinë e Reformës Zgjedhore , ai theksoi se komisionerët nuk do të propozohen më nga partitë. Depolitizimin e administratës zgjedhore, ai e konsideroi revolucion pasi, sipas tij, vendi ynë ka vuajtur nga kontrollet e partive.

“Së pari presim depolitizimin e administratës zgjedhore. Për mua kjo do të ishte një revolucion pasi për herë të parë pas 30 vjetësh ne do të kemi mundësi të kemi një administratë zgjedhore jo të zgjedhur nga partitë por mekanizma të tillë që bëjnë të mundur që asnjë forcë që është në pushtet apo në opozitë të mos ketë kontrolle mbi administratën zgjedhore. Këto janë gjëra që shumë shpejt do të paraqiten në komision. Nuk dua të flas para kohe, natyrisht që emërimet do të bëhen sipas vendimmarrjes së hierarkisë por komisionerët nuk do të propozohen më nga partitë”, tha Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri u shpreh se “mbase ka ardhur momenti që ne kushtet e Shqipërisë, partitë të heqin dorë nga zgjedhjet. Do të thotë që t’ia lënë një administrate jo politike, profesioniste në mënyrë që të mos shfaqen ato skenat e përhershme që i kanë shoqëruar zgjedhjet shqiptare ku partitë ndërhyjnë në procese zgjedhore dhe kjo krijon tension”.

Ai tha ndër të tjera se “ka pasur raste vjedhje flagrante si në vitin 1996, që kanë qenë vjedhje e dhunshme shtetërore, ka pasur edhe raste të tjera kur shteti nuk është treguar i barabartë përsa i përket një gare që normalisht nuk i takon atij dhe kjo është e vërtetë. Dhe një arsyet e tjera që ka të bëjë me atë që quhet avantazhet apo ndërhyrja e pushtetit mbi zgjedhjet që janë avantazhe që vijnë në mënyrë të natyrshme sepse shteti gjithmonë e ka një avantazh apo partia në pushtet sa i përket avantazheve zgjedhore, ne kemi menduar të bëjmë një ndërhyrje tjetër që po diskutohet sot në Komisionin  e reformës Zgjedhor madje i është paraqitur publikut, tashmë e dinë të gjithë që 6 muaj para ditës së zgjedhjeve, qeveria praktikisht kthehet në qeveri memece. Praktikisht do të thotë që bën punën e vet, ekzekuton të gjitha detyrat”.Sipas Gjiknurit, qëllimi i Reformës Zgjedhore është që administrata zgjedhore të mos i përkasë asnjërit, as mazhorancës dhe as opozitës. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME