Categories Politike

Reforma zgjedhore/ Opozita kërkon financim shtetëror për partitë

Partia Demokratike do të propozojë financim 100% nga shteti për subjektet politike dhe fushatat zgjedhore me qëllim shmangien e financave private nga burimet e dyshimta. RTV Ora ka zbardhur drafin e opozitës për reformën zgjedhore në të cilin PD po punon së bashku me aleatët, në të cilin propozohet kriminalizimi i financimeve private.

Opozita kërkon që KQZ të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme me qëllim matjen e shpenzimeve për një kandidat dhe parti në fushatën zgjedhore si dhe të përcaktohen kriteret e llogaritjes se financimit për mediat. PD në draft parashikon uljen për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore. Kostoja e reklamave të zbritet në detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit.

I pyetur se kur do të kemi një produkt final, Oerd Bylykbashi tha për gazetarët se “puna vazhdon. Kemi një kalendar të përcaktuar.Reforma zgjedhore bëhet vetëm në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo në një komision ku mazhoranca e sheh veten sa e shëmtuar është”. Bylybashi tha se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për daljen nga kriza politike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME