Prezenca e OSBE-ODIHR në Shqipëri u ka bërë thirrje palëve politike që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme për realizimin e Reformës Zgjedhore.
“I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të @osce_odihr”, thonë drejtuesit e @oscepa, duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga @OSCEinAlbania”, shkruhen një njoftim.
Postimi i plotë i prezencës së OSBE-ODIHR në Shqipëri
Të gjitha palët politike u ulën në një tryezë më 25 shtator, të thirrur nga OSBE. Megjithatë edhe pse u pa si një hap pozitiv pjesëmarrja e tyre, kjo tyrezë u shoqërua me debate të forta dhe me largimin e opozitës.
