Categories Lajme

Reforma Zgjedhore, Rudina Hajdari: Nesër propozojmë sistemin e ri zgjedhor

Deputetja Rudina Hajdari e ftuar në studion e lajmeve të Ora News, foli lidhur rreth takimit që do të mbajë të premten Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Sipas saj, të premten do të jetë një ditë e madhe sepse do të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo u shpreh se ka disa propozime deri më tani për sistemin, ndërsa theksoi se të premten do të ketë dhe një propozim të ri nga deputetët demokratë në Kuvend, që të mbahet sistemi aktual por me korrektim kombëtar. Pra, nga sistemi proporcional rajonal në atë kombëtar dhe me lista të hapura.

Rudina Hajdari: Nesër do diskutojmë ndryshimet e sistemit. Është një ditë shumë e madhe për opozitën parlamentare që e ka zgjedhur këtë si një kalë beteje për misionin e saj brenda parlamentit. Ne kemi patur një propozim për ndryshimin e sistemit ku kemi mbledhur 38 firma, por dhe nga shoqëria civile kemi patur propozime. Është një numër i konsiderueshëm njerëzisht që duan ndryshimin e sistemit. Është një kauz që është e vërtetë. Ne do kemi dhe një propozim tjetër që vjen nga grupi parlamentar deputet, që propozojnë të njëjtin sistem por me korrektim kombëtar, pra proporcional rajonal por me korrektim kombëtar, duke patur dhe listat e hapura me 5 kandidatë. Kjo është një mundësi për të mos humbur votat partitë e vogla. Do ishte një zgjidhje e mirë nëse zgjidhet ky propozim.

Sipas Rudina Hajdarit, duhet që të gjitha palët të japin konsensus për këtë. Megjithatë, Hajdari la të kuptohet se pritshmëritë e saj për ndryshimin e sistemit nuk janë dhe aq të mëdha.

Rudina HajdariKy është një konsensus i të gjitha palëve. Përqasja duhet të jetë e atillë që secili prej nesh të japë diçka dhe të marrë diçka nga ajo tryezë. Nuk mund të jetë një tryezë e njëanshme. Të gjithë duhet të bëjmë një kompromis në këtë tryezë. Unë do t`i rreshtoj të gjitha këto propozime nesër dhe si do reagojnë aktorët e tjerë politikë. Ndryshimi i sistemit është për ne një nga kauzat kryesore. Është një nga gjërat që ka ndryshuar cilësinë e parlamentit në Shqipëri. Ka një rënie të cilësisë në parlament që nga marrëveshja e 2008. Këto vitet e fundit ka mbytur demokracinë në vend. Çdo krizë është e lidhur me mënyrën se si dalin rezultatet e zgjedhjeve. Ne duam hapje të listave dhe ndryshim sistemi për të pasur një parlament më cilësor. Kosova pati zgjedhje për tu lakmuar, dhe tregon qartë se ata kanë një sistem më demokratik. Do të doja që kjo të ndodhte dhe në Shqipëri.

/Ora News.tv/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME