Categories Lajme

Reformë e qenësishme në sistemin penitenciar/ Gjonaj: 11% rritje pagash për policët e Burgjeve, rekrutimi përmes konkursit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë interpelancës urgjente të kërkuar nga një grup deputetësh, deklaroi se në 3 vitet e fundit, qeveria ka bërë një reformë të qenësishme në sistemin penitenciar.

Gjatë fjalës së saj, Gjonaj u shpreh se “ndryshimet rrënjësore prej 2017 prekin disa procese të rëndësishme për sistemin penitenciar por me rezultate që janë vlerësuar nga qytetarët, nga shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë të cilët na monitorojnë në mënyrë të vijueshme dhe kanë kapacitetet e duhura profesionale për ta bërë këtë gjë. Edhe raportprogresi i fundit i BE-së për vitin 2020, e zezë mbi të bardhë, ka vlerësuar të gjitha këto arritje. Padyshim që kemi ende punë përpara për të qenë aty ku synojmë por më lejoni të them se në këto tre vite kemi arritur të bëjmë një reformë të qenësishme të sistemit penitenciar duke filluar me kuadrin ligjor që tashmë është në zbatim, ku edhe pse një situatë pandemie kemi kryer bashkërisht për çdo gërmë të 4 ligjet e paketës penitenciare, konsultimet me të gjithë aktorët dhe partnerët ndërkombëtare të cilët janë kritikët më të mëdhenj dhe njëherazi edhe udhërrëfyesit e punës sonë, kur vjen puna e personave të dënuar dhe të paraburgosur’’.

“Kjo interpelancë më jep mundësi të them sot sesa shumë kemi bërë për çështjet e sigurisë, ku zbatimi i regjimit 41bis nëse dikujt këtu apo jashtë kësaj sallë i vjen keq, ka shënuar një kthesë duke ndërprerë lidhjet e krimit. Situatat e njëpasnjëshme të gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, e ngadalësuan kohën por nuk e ndalën procesin. Ky është një regjim që u zbatua nga kjo qeveri që gjithmonë ka pasur angazhimin në luftën kundër kriminalitetit”, theksoi Gjonaj.

“Filtri i sigurisë në burgje është rritur si për takimet favorizuese ashtu edhe për sendet e ndaluara përmes kontrolleve ku kemi patur raste arrestimi të punonjësve të policisë së burgjeve. Për 3 vjet janë referuar në Prokurori 937 kallëzime penale nga të cilët 295 janë punonjës të policisë së burgjeve dhe po të krahasojmë shifrat përpara 2017 kemi një 5-fishim të numrit të punonjësve të cilët janë kallëzuar penalisht krahasuar me periudhën e kaluar. Pse ka ndodhur kjo? Sepse në fund të fundit, ligji është aty për t’u zbatuar nga të gjithë dhe jemi të gjithë aty të barabartë përpara ligjit duke filluar nga unë e para’’, deklaroi ministrja.

“Për herë të parë u aplikua një regjim që nuk ishte aplikuar më parë, që ishte regjimi i mbikëqyrjes së veçantë. Pavarësisht se ky ligj ishte, por nuk u zbatua asnjëherë ku sot janë 110 të dënuar në këtë regjim që kanë thyer rëndë sigurinë dhe rendin në burgje dhe këto janë fakte. Duke u ndalur tek burimet njerëzore, ndaluam problematikën më të rëndë në rekrutimet e punonjësve, ku punësimet sipas preferencave partiake dhe marrja e punonjësve pa asnjë ditë trajnimi ishte e zakonshme në sistemin penitenciar.

Sistemi ynë ishte krijimi i një sistemi funksional, meritokratik, dhe ngritja e kapaciteteve profesionale të sistemit të burgjeve ku procedurat e rekrutimit të punonjësve të policisë nuk u morën nga listat e partisë por nëpërmjet testimit elektronik, nëpërmjet bashkëpunimit me akademinë e sigurisë, duke kontrolluar njëherazi edhe pastërtinë e figurës së secilit punonjës. Deri tani janë emëruar nëpërmjet këtyre konkurseve, rreth 820 punonjës, ku testimi kryhet çdo katër muaj për të plotësuar të gjitha vakancat që janë në sistem. Numri i stafit policor prej vitit 2014 dhe deri sot është rritur 23%, pra 665 punonjës më shumë. Ajo që bëmë ishte zgjidhja e një problematike me vite të tëra për t’i dhënë zgjidhje transferimit të punonjësve në jo më shumë se 45 km”, shtoi më tej ajo.

“Kjo qeveri për herë të parë pas 10 vjetësh rriti pagat e punonjësve të policisë së burgjeve. Në 2019 me 7% nga e cila përfituan 3559 punonjës me një buxhet total rreth 193 milion lekë. Që në krye të herës, synimi im ka qenë barazimi i pagave të punonjësve të burgjeve me pagat e policisë së shtetit apo forcave ushtarake ku ndoshta për nga vështirësia them që jo vetëm ndoshta duhet barazuar por duhet trajtuar më shumë pasi punonjësit e burgjeve ia dedikojnë 1/3 e jetës së tyre brenda në një sistem të mbyllur, në burg. Këtë rritje pagash që është historike për sistemin e burgjeve dhe kemi dëshmitarë të gjithë ata sot që janë pjesë e sistemit e sanksionuam në ligjin për policinë e burgjeve, të buxhetuar edhe PBA 2020-2022 e cila i kushton buxhetit të shtetit 350 milion lekë. Nga 2017 deri në 2020 pagat e punonjësve të policisë së burgjeve janë rritur me 11% në total ku vetëm vlera shtesë është 568 milion lekë’’, deklaroi Gjonaj.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME