Categories Lajme

“Refuzoi të arratisej nga qelia e burgut”/ Ish-ministri i Financave tregon momentet e vështira të Fatos Nanos në pranverën 1997

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj është ndalur te deklaratat e bëra ditën e sotme nga avokati Spartak Ngjela, i cili tregoi periudhën e trazirave të 1997-ës kur lideri i PS-së Fatos Nano u burgos dhe dyshohet se tentuan ta vrisnin në qeli.

Ngjela rrëfeu sesi dërgoi makinën e tij në Burgun e Tiranës për të nxjerrë Fatos Nanon e për ta çuar të sigurt deri në shtëpinë e tij. Pas këtij rrëfimi, ish-ministri Malaj e ka treguar më me tepër detaje këtë episod.

Ai tha se Ngjela, i cili asoj kohe mbante postin e ministrit të Drejtësisë kontribuoi në menaxhimin e kësaj situate kritike. Malaj zbuloi se Fatos Nano ndonëse e dinte që jeta e tij ishte në rrezik nuk pranoi që të arratisej nga burg.

U desh ndërhyrja e ish-kryeministrit Bashkim Fino dhe e Ngjelës që të bindnin Sali Berishën, atë kohë President, që të shpallte amnistinë.

“Vetëm atëhere Nano dhe Ramiz Aliaj pranuan të dilnin nga burgu”, shkruan Malaj, ndërkohë që në të njëjtën qeli me Nanon rastisi dhe ish-presidenti Ramiz Alia.

Postimi i Arben Malajt:

Ministri Drejtesise Ngjela ka kontribute ne menaxhimin e asaj situate kritike. Nano  nuk pranoj te arratisej nga burgu. Situata po behej e rrezikshme per jeten e tij. Fillimish  Ishte transferimi me helikopter nga burgu  Bences ne Tepelene ne Burgun e Tiranes. Burgu u shperthyer dhe te burgosurit u arratisen gati te gjithe.

Nano dergoj mesazh se nuk do te arratisej edhe pse jeta e tij ishte ne nje risk te madh dhe real.

Nano qartesoj se do dilte vetem kur te aplikohej amnistia.

U desh nderhyrja e ish Kryeministrit Fino dhe Ministrit Ngjela qe e binden ish presidentin Berisha te shpallte amnistine. Vetem atehere Nano  dhe Ramiz Aliaj pranuan te dilnin nga burgu.

Impakti i dyte i avokatit Ngjeles ishte aplikimi i bonusit per rikthimin e te burgosurve qe u arratisen gjate shperthimit te burgjeve.
Parimi i aplikimit te incentivave ne vend te penaliteteve te rritura duhet te jete ne themelet e politikave qeverisese.

Situaten e rrezikshme nga shperthimi i burgut te Tiranes e menaxhuan me shume perkushtim dhe profesionalizem Ndre Legisi, sekretar shteti ne Ministrine e Brendeshme dhe Sokol Bare te harmonizuar me Ministrin Ceka dhe koleget e tjere.
Historia duhet njohur dhe mbrojtur ne vertetesine e saj, sidomos ajo e  momenteve te veshtira te mbijeteses se shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME