Klientja e një picerie në Napòli kishte refuzuar që të hante picën e shërbyer nga një kamarier me ngjyrë. Historia e saj është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo ishte shprehur se nuk e donte për “ngjyrën e errët të lëkurës”. “Por, ai është i zi”, kishte thënë gruaja të cilën pronari i picerisë e njeh, dhe e kishte pasur kliente prej kohësh. Ajo kishte refuzuar të hajë picën e porositur, duke pretenduar se kamerieri është i huajdhe mund të jetë i infektuar me coronavirus. Pronari i picerisë, Giuseppe Granata tentoi t’ia shpjegoj se është ndihmësi i tij Pòlash, i punësuar tek ai dhe që vazhdimisht ndërmerr të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara në ekspertët e shëndetësisë.
Përveç kësaj, Pòlash ka 7 viteqë jeton dhe vepron në Itali. E për t’i treguar klientes që ai nuk bën kësi lloj dallimesh, ka postuar në profilin e tij një fotografi së bashku me kamerierin ku shihen duke ngrënë picën që gruaja e kishte porositur dhe nuk e kishte ngrënë. Ndërkohë klientja ishte nxjerrë nga lokali, duke dhënë një shembull se dallimet rracore nuk mund të kenë vend në shoqëritë europiane.
