Categories Lajme

Regjistër elektronik edhe për emigrantët shqiptarë, por me një kusht

Për herë të parë, Shqipëria do të ketë një regjistër për emigrantët shqiptarë. Të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të deklarojnë adresën e tyre të vendbanimit përmes e-Albania, në të kundërt institucioni në të cilën kërkojnë të marrin shërbim, mund të mos ua ofrojë atë.

“Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës. Dokumente që ngarkohen nga aplikanti, është  dokumenti zyrtar i shtetit ku jetoni në të cilin dallohet qartë emri i aplikuesit dhe adresa e plotësuar në formular”, thuhet në njoftimin e-Albania.

Sipas Ministrisë së Brendshme, referuar dhe të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, deri kanë dhënë adresën e saktë të vendbanimit të tyre mbi 14 mijë shtetas që jetojnë jashtë territorit shqiptar. Ajo që bie në sy është numri më i lartë i shtetasve që jetojnë në Greqi dhe Itali, e ndjekur nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Britania. Por nuk mungojnë edhe në Ukrainë apo Zelandën e Re. Autoritetet thonë se ky është një numër shumë i vogël nga shifrat reale të shtetasve që jetojnë jashtë vendit. Emigrantët që jetojnë jashtë territorit shqiptar mund të kryejne aplikimin edhe për anëtarët e familjes në rastin kur fëmijët janë nën 18 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME