Categories Lajme

Regjistrimet në gjimnaze nisin më herët, nxënësit mund të regjistrohen edhe online

Regjistrimi i nxënësve në gjimnaze këtë vit ka nisur më herët se vitet e tjera. Ndryshe nga vitet e tjera ata kanë mundësi të regjistrohen edhe online. Aktualisht në këto institucione ka nisur edhe shpërndarja e diplomave të maturantëve për të mos i penguar për aplikimet në universitetet jashtë vendit.

Regjistrimet për në gjimnaze kanë filluar më herët se vitet e tjera për të marrë masat e nevojshme për çdo të papritur të shkaktuar nga situata pandemike e koronavirusit. Laureta Bektashi specialiste në sektorin e e kurrikulës dhe zhvillimit profesional në Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar,  shpjegon procedurat për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në gjimnaze dhe se si duhet të veprojnë nxënësit që kanë kryer arsimin bazë jashtë Shqipërisë.

“Ata duhet të drejtohen në zyrat vendore arsimore për të bërë ekuivalentimin e dokumentacionit të nevojshmë për tu regjistruar”.  Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet nxënësit kanë mundësi të regjistrohen edhe online përmes E albania. “Për të lehtësuar të themi të gjitha procedurat burokratike është mundësuar regjistrimi i nxënësve të arsimit të mesëm përmes platformës e-albania”.

Regjistrimet e nxënësve në gjimnazet që nuk janë pranë vendbanimeve të tyre do të shoqërohen me penalitete për mësuesit. “Në rastet kur institucionet arsimore lënë pa regjistruar nxënës që i përkasin zonës së tyre dhe i plotësojnë kapacitetet e tyre duke marrë nga zonat e tjera, pa miratimin e zyrës vendore arsimore, do të ketë penalitete”.

Ndërkohë nxënësit kërkojnë të regjistrohen në gjimnazet me më shumë emër në kryeqytet, pavarësisht se nuk janë pranë tij. Rreth 30 mijë nxënës pritet që të regjistrohen në arsimin parauniversitar, ndërkohë që deri tani janë regjistruar rreth 40% e tyre.

Aktualisht në gjimnaze po shpërndahen diplomat e maturantëve, për të mos penguar aplikimin e tyre në universitetet jashtë Shqipërisë. Sitata pandemike ka bërë që Misnitria e Arsimit të marrë masat e nevojshme për zhvillimin e mësimit edhe online edhe në klasa, por ende nuk është një përcaktuar diçka konkrete për hatimin e kurrikulave deri në këto momente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME