Categories Lajme

Regjistrimi në universitete/ Çelet raundi i dytë për maturantët, mbyllet më 9 tetor

Në 35 institucionet e larta arsimore, publike e private kanë nisur regjistrimet e raundit të dytë të regjistrimeve, proces ky që mbyllet në 9 tetor.

Procesi i regjistrimit në universitete për fituesit e raundit të parë, vijoi me shtatë faza 48-orëshe. Ndërkaq, ditën që nisi faza e parë e regjistrimit, maturantëve iu vu në dispozicion një ditë kohë për programin e studimit që donin të ndiqnin. Në përfundim të 14 ditëve u mbyllën edhe regjistrimet e raundit të parë.

Në datat 19 dhe 21 shtator u rihap formulari A3 dhe maturantët që nuk arritën të regjistrohen në asnjë degë në raundin e parë, patën të drejtën e aplikimit me formularin A3 në 3 ditë në dispozicion.

Pas përfundimit të procesit të formularit A3 rifilloi përsëri e njëjta procedurë, ku të dhënat iu dërguan universiteteve dhe ditën e sotme, pra me 30 shtator nis raundi i dytë i regjistrimeve që është që tashmë jo me 7, por me 5 faza, duke qenë se numri i studentëve është i reduktuar. Raundi i dytë kryhet në 5 faza 48-orëshe dhe mbyllet në 9 tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME