Categories Sport

Reja: Kjo humbje nuk dëmton imazhin e Kombëtares, Anglia shumë e fortë për ne

Trajneri Edi Reja u shfaq i qetë pas humbjes ndaj Anglisë, teksa theksoi se vendasit bënë diferencën në aspektin fizik dhe treguan se janë shumë të fortë, kur nisen në sulm. “Nuk hyn fare përqendrimi, por ata hynë shumë fort në ndeshje dhe ishte shumë e vështirë. Në aspektin e gjendjes fizike, ata ishin shumë më lart dhe e kishim shumë të vështirë t’i ndalnim kur niseshin për në sulm. Ndaj një kundërshtari si Anglia ke shumë pak për të bërë, ndonëse u përpoqëm të bëjmë diçka në pjesën e dytë, por nuk kishte më kohë.

Kur luan në këto nivele dhe me kundërshtarë kaq të fortë fizikisht, bëhet shumë e vështirë për ne. Do të doja të luanim pak më lart dhe të bënim më shumë presing, por ishte shumë e vështirë, pasi ata e nisën vrullshëm. U përpoqëm t’i mbajmë larg, duke i sulmuar, por ishin në një formë mjaft të mirë dhe herët a vonë do ta bënin golin. Përtej cilësive që ne i dimë, ata ishin shumë më të fortë në aspektin fizik dhe kjo e bënte të pamundur për ne që të reagonim.

Nuk mendoj se kjo humbje dëmton imazhin, pasi këtu në Londër ndodh edhe të humbësh me rezultat të thellë, duke qenë se dihet forca e kundërshtarit. Ishte e vështirë shumë nisja e ndeshjes, pasi bëmë shumë shpejt dy zëvendësime të detyruara dhe kjo na penalizoi, pasi nuk mund të bënim përmirësime. Edhe Anglia ishte e karikuar si rrallë herë, pasi e kam ndjekur edhe në ndeshje të tjera dhe nuk kanë luajtur kurrë me të tillë impenjim”, tha Reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME