Categories Sport

Reja: Po krijojmë një skuadër të vërtetë dhe me cilësi, më vjen keq për ata që nuk luajtën

Edi Reja u shpreh mjaft i lumtur pas ndeshjes kundër Moldavisë, aty ku fituan 4-0. Ai u shpreh se po ndërtohet një skuadër e vërtetë dhe me shumë cilësi. Për “Supersport” shtoi se edhe debutuesit bënë paraqitje të mirë.

“Ndeshje të tilla janë të vështira por më vjen mirë për djemtë sepse ishin shumë të impenjuar dhe në Turqi. U treguam të zotë sot sepse kërkohet përqendrim edhe pse kishim kundërshtar modest. Në 3-0 arritëm të menaxhonim dhe u bë shumë lehtë.

Trashi? Ishte prezantim i mirë i tij por edhe si skuadër kemi luajtur. Ai ka luajtur mirë dhe golin e quaj punë kolektive. Kemi shfrytëzuar, ata gabuan dhe shënuam, me gol të portierit. Po krijojmë grup të fortë dhe me vlera brenda e jashtë fushës. Menaxhuam shumë mirë dhe kërkova përqendrim maksimal dhe shënuam 4 gola. Selahi dhe Kumbulla janë shumë të mirë pasi luajnë titullarë në Itali dhe Holandë, janë pjesë e rëndësishme për të ardhmen. Jam i kënaqur që debutuan por më vjen keq për ata që nuk luajtën.

Fitorja me më shumë gola? Jemi një skuadër e vërtetë, luajmë mirë dhe përtej rezultateve më pëlqen sepse ka shumë bashkëpunoj. Kemi staf të mrekullueshëm me Bulkun dhe Salihin, me ndihmësit e mi dhe kemi një grup që punon me shumë seriozitet dhe intensitet”, tha Reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME