Categories Lajme

Rekord të prekurish në Shqipëri, 82 raste të reja në 24 orët e fundit

Vazhdon rritet frikshem numri i te prekurve me koronavirus në vendin tone. Vetëm në 24 oret e fundit jane konfirmuar 82 raste te reja, duke shenuar keshtu diten me raste rekord, te papara qe nga shperthimi i epidemise ne Shqiperi.

Rastet e reja jane: 28 ne Tirane, 18 ne Shkoder, 10 ne kruje, 8 ne Durres, 7 ne Vlore, 3 ne Kamez, nga dy raste, Kukes, Elbasan, Fier dhe nga nje rast ne Korce dhe Puke. Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit, duke njollosur keshtu zona te shumta te vend, me prani te dendur te infeksionit.

E PLOTE COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja në 24 orët e fundit, një humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të respektohen masat e vendosura. Mbajtja e maskës domosdoshmëri, nëse nuk respektohet distanca fizike Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë. Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.
Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064. Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Statistika (16 Qershor 2020)
Testime totale 21177 Raste pozitive 1672 Raste të shëruara 1064 Raste Aktive 571 Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 271 Shkodër 86 Krujë 72 Durrës 33 Kamëz 30 Vlorë 28 Lushnje 12 Pukë 11 Elbasan 8 Fier 6 Lezhë 3 Kukës 2 Tropojë 2 Mallakastër 2 Korçë 2 Berat 1 Ura Vajgurore 1 Gjirokastër 1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME