Categories Sport

Rekordi i Xavit si trajner, pesë trofe për një vit e gjysmë

Xavi Hernandez vazhdon të pasurojë palmaresin e tij si trajner, edhe pse ka relativisht një kohë të shkurtër në drejtimin e një skuadre. Në pak më shumë se një vit e gjysmë në stolin e Al Sadd, ai tashmë ka arritur të koleksionojë pesë trofe me klubin nga Katari. Të fundit e fitoi këtë të premte, pasi triumfoi në finalen e Kupës së Princit kundër Al Duhail (0-2) falë instinktit vrasës të sulmuesit Bagdhad Bounedjah, i cili ishte autori i të dy golave.

Xavi duket se ia ka marrë dorën skuadrës Al Duhail, pasi e ka mundur në tri finale që kur u bë trajner i Al Sadd. Së shpejti ekipi i drejtuar nga Xavi do të ngrejë lart edhe titullin e kampion për të dytin vit radhazi. Nëse më 7 mars mund Umm Salal në shtëpi, Al Sadd do të shpallet kampion matematikisht.

Xavi mund të fitojë një tjetër titull, pasi është në lojë edhe në Kupën e Emirit teksa në çerekfinale, më 3 mars, do të përballet me Al Gharafan. Nëse arrin në finale dhe ta fitojë trofenë, do të ishte i shtati në dy sezone, një rekord praktikisht i paarrritshëm.Trofeu i vetëm që i mungon Xavit si trajner tek Al Sadd mbetet Championsi Aziatik, kompeticion ku si futbollist ka luajtur në dy raste deri në gjysmëfinale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME