Categories Sport

Renditja e trajnerëve që kanë shpenzuar shumë marramendëse, në listë Guardiola, Ançeloti, Venger e Murinjo

Futbolli i kohëve të fundit është i lidhur gjithnjë e më shumë me paratë. Prej kohës kur Nejmar u transferua nga Barcelona te PSG për shumën rekord të 222 milionë eurove, çmimet e futbollistëve morën një tjetër dimension duke maksimizuar vlerën e tyre. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar aspak trajnerët që t’iu kërkojnë klubeve të tyre realizimin e ëndrrave në merkato. Së fundmi, është publikuar edhe një renditje me trajnerët që shpenzimeve marramendëse nuk dinë t’iu vendosin frerë. Ai që kryeson listën është Hoze Murinjo. Portugezi në karrierën e tij mes Çelsit, Interit, Real Madrid dhe Mançester Junajtid ka shpenzuar 1.3 bilion paund. Transferimi më i shtrenjtë i tij ka qenë ai i Pol Pogba nga Juventusi te Mançesteri për 89.3 milionë paund. Murinjo ka shpenzuar të paktën 300 milionë paund më shumë se ndjekësi i tij më i afërt në këtë listë, Karlo Ançeloti. Karriera e italianit e ndarë mes Milanit, Çelsit, PSG, Real Madrid dhe Bajern Mynih ka bërë që Ançeloti të shpenzojë 1 bilionë paund për të transferuar futbollistë.

Transferimi më i shtrenjtë i tij ka qenë Garet Bejl nga Totenhemi te Real Madrid për 85.3 milionë paund. Në të njëjtën kuotë shpenzimesh me Ançelotin, është edhe Pep Guardiola. Spanjolli njihet për transferimin e futbollistëve veçanërisht pas largimit te Barcelona, teksa kërkon futbollistë të cilët i përshtaten modelit të futbollit që ai aplikon. Megjithatë, transferimi më i shtrenjtë i Guardiolës ka ndodhur në periudhën kur trajnonte Barcelonën dhe bëhet fjalë për transferimin e Ibrahimoviç nga Milani për 57 milionë paund. Sakaq, pjesë e kësaj liste janë edhe Manuel Pelegrini, Alegri, Venger apo Mançini.

Renditja e trajnerëve që kanë shpenzuar më shumë dhe transferimi i tyre më i shtrenjtë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME