Categories Lajme

Rëndohet bilanci, 425 të vdekurve nga coronavirusi, shënohet viktima e parë në Hong Kong

Rritet në 425 numri i të vdekurve nga coronavirusi. Sipas raportit të komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë deri tani 635 kanë lënë spitalet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata u diagnostikuan me coronavirus dhe pasi morën mjekimet e duhura në spital pas dita ditësh largohen.

Por edhe numri i të infektuarve është rritur në 20 438.

Ndërkohë në Hong Kong është regjistruar edhe viktima e parë nga coronavirusi dhe bëhet fjalë për një 39-vjecar, i cili kishte udhëtuar disa ditë më parë në qendrën e shpërthimit të virusit, Wuhan.

Një sërë vendesh kanë vendosur kufizime udhëtimesh duke u mohuar hyrjen vizitorëve që vijnë nga Kina, ose që kanë qenë atje.

Disa kanë ndërprerë fluturimet drejt Kinës, pavarësisht se autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë paralajmëruan kundër masave të tilla. Pekini ka kritikuar valën e kufizimeve, duke akuzuar qeveritë e huaja se po shpërfillin udhëzimet zyrtare.

Në Kinë, mobilizimi kundër virusit ka qenë i jashtëzakonshëm dhe një spital i ri u ndërtua në vetëm 10 ditë për të pritur pacientë me coronavirus. Një godinë e dytë pritet të përfundojë të mërkurën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME