Categories Lajme

Rënie gurësh për shkak të reshjeve në disa akse në Elbasan, rëndohet qarkullimi, ndërhyjnë firmat e pastrimit

Si pasojë e reshjeve të dendura të cilat kanë rënë pa ndërprerje gjatë gjithë natës së fundit dhe në orët e para të mëngjesit janë krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në segmentin Murrash -Librazhd

Sipas burimeve zyrtare ka pasur rënie gurësh dhe masive dheu dhe qarkullimi për këtë shkak ja vijuar për dy orë në një korsi duke krijuar trafik. Në segmentin e bllokuar firma kontraktuese po punon për largimin e materialeve të ngurta dhe rikthimin e normalitetit.

Ndërkohë edhe në aksin rrugor Elbasan-Cërrik Mollëgrabovë, në segmentin rrugor Banje Gramsh ka rënie gurësh dhe vërshim aluvionesh. E njëjta situatë paraqitet edhe ne segmentin Kodovjat-Mollëgrabovë ku ka rënie gurësh. Emergjencat Civile kanë kërkuar mobilizim të firmave kontraktuese për marrjen e masave dhe ndërhyrje e shpejtë për normalizimin e situatës. Si rezultat i shirave ka pasur probleme edhe në Lagjen Nr.3 Cërrik ku po punohet nga MZSH Cërrik për largimin e ujit që ka përmbytur rrugë dhe disa banesa.

Në fshatin Muriqan Njësia Administrative Gjergjan në bashkinë e Elbasanit ka pasur bllokim të kolektorit kullues Nr.3 i cili ka shkaktuar probleme serioze. Për evitimin e problemeve janë  njoftuar specialistët e Bordit të Kullimit për marrjen e masave dhe normalizimin e situatës. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME