Categories Lajme

Reperi qëllohet për vdekje pas postimit në “Instagram”

Mësohet se reperi nga Florida, Rollie Bands, është qëlluar për vdekje jashtë kompleksit të tij të apartamenteve në Tampa disa minuta pasi ai ftoi kritikët e tij të përballeshin me të në shtëpinë e tij. Këtë gjë e bëri përmes një postim në “Instagram”.

“Shumë nga këta e dinë se ku jetoj,” shkroi reperi në “Instastory”, sipas HipHopDX . “Unë fle në paqe. Nëse dikush do të tymosë, jam në krevat për 5 minuta”, ka thënë ndër të tjera reperi.

Mediat e huaja shkruajnë se vetëm pesë minuta pas postimit të tij, rreth orës 15:30, reperi u qëllua një herë në parkingun e kompleksit të tij. Ai u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, por nuk mundi të mbijetojë.

Të dyshuarit – të cilët policia beson se e njihnin dhe kishin shënjestruar Bands – u larguan me një automjet. Ata mbeten të lirë.

“Për momentin, të shtënat nuk duken të rastësishme, pasi të dyshuarit dhe viktima janë të njohur me njëri-tjetrin”, tha në raport Zyra e Sherifit të Qarkut Hillsborough.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, babai i dy fëmijëve

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hasmëria/ Djali i Genc Mhillajt priti 10 vite për të marrë hakun e babait

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Debati në grupin e PS, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Ky nuk është imazhi i një Vlore moderne, por i një qyteti që lëngon nën menaxhimin e dobët të burimeve bazë

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Njoftimi i radhës nga Ujësjellës Kanalizime…

LEXO ME SHUME