Categories Lajme

Report Tv siguron videon ekskluzive të atentatit në Vlorë, ja si u qëllua Mikel Mehmeti me breshëri

Në datë 14 janar të këtij viti në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë Mikel Mehmeti u plagos në një atentat me armë zjarri. Automjeti i Mikel Mehmetit ‘Audi A3’ me targa AA 653 VC, u qëllua nga një tjetër makinë tip fuoristradë duke e plagosur në tre vende të ndryshme 41-vjeçarin. Report Tv ka siguruar videon ekskluzive të atentatit ndaj Mikel Mehmetit.

Në pamje, duket momenti kur autorët kanë qëlluar Mehmetin fillimisht 5 herë, teksa ishte dukë lëvizur me makinë, ndërsa pas disa sekondash rikthehen sërish duke qëlluar për t’u siguruar se e kanë ekzekutuar dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Por Mehmeti ka arritur që të mbijetojë. Në videon e siguruar nga Report Tv, Mehmeti duket teksa del nga makina i plagosur dhe kërkon ndihmë.

Nga ekspertiza rezultoi se makina e 41-vjeçarit u qëllua 10 herë, tre plumba kapën Mehmetin, një në gjoks, një në shpatull dhe një në bark, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Makina e autorëve ishte me targa false, ndërsa është larguar në drejtim të Ujit të Ftohtë mbrëmjen e 14 janarit në Vlorë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME