Categories Lajme

Reportazh i The Guardian: Nga një lagje e varfër, Kamza transformohet në qytetin me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri

“Gjithçka është bërë nga njerëzit”: Nga një lagje e varfër bëhet qyteti me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri,” kështu e ka nisur reportazhin media prestigjioze britanike The Guardian, për qytetin e Kamzës.

Reportazhi plotë i The Guardian për Kamzën

Paratë e ardhura nga emigrantët e kanë transformuar Kamzën rrënjësisht gjatë dekadës së fundit.
Duke dalë nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, në qytetin fqinj, Kamzë, blloqet e apartamenteve të epokës komuniste i japin rrugën një grumbulli kaotik shtëpish me ngjyra, forma dhe lartësi të ndryshme. Shumë janë të papërfunduara ose në rindërtim. Disave janë iu duken tullat, ndërsa të tjerat janë të lyera me ngjyra fluoreshente, portokalli ose të verdha.

“Njerëzit i kushtojnë shumë vëmendje pamjes së jashtme të shtëpive,” thotë Njazi Murrja, banor i Kamzës. “Ata tregojnë kulturën dhe mirëqenien e familjes.”

Trotuaret nuk i sheh asnjëherë të boshatisura nga njerëzit, shitësit ambulantë, fëmijët dhe grupe të moshuarish që luajnë domino. Rrugët kanë emrat e të famshmëve të huaj dhe qyteteve nga e gjithë bota. Një rrugë me gropa që të çon në një treg të vogël quhet rruga e Nju Jorkut.
Kjo lagje e varfër dikur, është transformuar në qytetin me zhvillim më të shpejtë në vend në 10 vitet e fundit me paratë që kanë sjellë emigrantët nga jashtë.
Në gjithë Evropën Lindore dhe Jugore, emigracioni po i ndryshon komunitetet në mënyrë dramatike. Qytetet dhe fshatrat në Greqi, në Ballkan dhe Itali po zbrazen, ndërsa të rinjtë shkojnë në qytetet të afërta ose drejt Evropës veriore në kërkim të një pune. Por në Kamzë, po ndodh e kundërta. Shtëpitë, bizneset dhe infrastruktura e Kamzës, e cila ka një popullsi prej rreth 250 mijë banorësh, nuk do të ekzistonte nëse nuk do të ishin milionat e emigrantëve nga diaspora.
“Banorët aty e duan fort këtë qytet sepse e kanë ndërtuar vetë,” thotë ish-nënkryetari i bashkisë Tomorr Kotarja. “Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre. Në qytetet e vjetra, ti je thjesht një qytetar, por në Kamzë secili ka lënë gjurmën e tij.”

Historia e Kamzës është po aq kaotike sa rrugët e saj. Gjatë periudhës komuniste, ky qytet ishte thjesht tokë bujqësore në pronësi të shtetit me rreth 5,000 banorë. Migrimi i brendshëm u ndalua nga regjimi dhe punëtorët në miniera dhe fermat e veriut u izoluan plotësisht nga pjesa tjetër e vendit. “Propaganda e regjimit ishte se të jetoje në zonat rurale ishte më e mira sepse ajri ishte më i freskët,” thotë Kotarja.
Por në vitin 1992, kur Partia Demokratike e Shqipërisë erdhi në pushtet në 1992, mijëra punëtorë nga fshatrat vërshuan drejt kryeqytetit.
“Jeta në veri ishte e vështirë”, thotë ish-minatori Ismail Veizi. “Kam qenë në spital shumë herë për shkak të kimikateve që kam thithur. Në dimër, temperatura shkonte në minus 20 gradë në dhe duhej të shkonim shumë larg për të gjetur dru zjarri. Ardhja në Kamzë ishte çështje për jetë a vdekje.”

Ai përshkruan se si lagja e tij ishte e gjithë fushë kur erdhi ai. “Kishte disa njerëz që jetonin në stalla. Të tjerë kishin rrethuar tokën për të ndërtuar shtëpitë e tyre. Disa kishin ardhur me familjen, disa ishin si fis i tërë.” Një fillim, ai ndërtoi një shtëpi të vogël me dy dhoma, pa sistem kanalizimi dhe energji elektrike. Ujin duhej të merrte nga një pus një orë larg.

Përveç kushteve të këqija, të ardhurit nga veriu duhej të përshtatshin edhe në kulturë. Ata flisnin një dialekt tjetër për banorët në Tiranë, dhe për shekuj kishin ruajtur një sistem tradicional fisesh. Në 1995 policia u përpoq të pastrojë vendbanimet, por hoqi dorë pasi hasi në një rezistencë të ashpër.

“Banorët e Tiranës na shihnin me përbuzje,” thotë Kotarja. “Kështu që ne kemi punuar shumë për të përmirësuar pozicionin tonë.” Pa punë, emigracioni u kthye në zgjidhjen kryesore të banorëve, duke filluar nga Itali dhe Greqia.
Sot, shumica e preferojnë Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse një vend me kamion kushton rreth 15 mijë€ (13 mijë paund). Tërheqja vjen nga rrjeti i shqiptarëve tashmë të vendosur atje, dhe fakti që atje janë ndjerë më pak të diskriminuar sesa në vendet e tjera.
“Të gjitha paratë që ata sollën i hodhën për të ndërtuar shtëpitë e tyre. Njerëzit filluan të sjellin përvojën e tyre nga jashtë dhe shtëpitë e tyre i ndërtuan më bukur e më të mëdha,- thotë Kotorja.

Murrja, mësues, u transferua në Kamëz nga Dibra në vitin 2004 me paratë e fituara nga djali i tij i madh në Greqi. “Qëllimi im ishte të edukoja fëmijët e mi këtu. “Kushtet ishin të tmerrshme në fshatra, nuk kishte infrastrukturë. Gruaja ime është infermiere dhe ne kurrë nuk mund të ndërtonim një shtëpi me pagat tona,”- thotë ai.

Kur erdhi ai, në Kamëz nuk kishte as rrugë përveç shinave të trenit gjithë baltë.”
Më vonë djemtë e tij shkuan në Angli.

Tani Veizi ka rindërtuar shtëpinë e tij nga vetëm dy dhoma në katër kate me paratë që djali i tij fiton duke punuar si bojaxhi në Gjermani.
Qyteti filloi të formalizohej me shpejtësi kur u bë komunë në vitin 2007. “Ndryshimi erdhi shumë shpejt,” thotë Kotarja. Një ujësjellës u ndërtua me ndihmën e një OJQ-je, dhe qeveria qendrore akordoi para për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave. Ndërtesat filluan të legalizoheshin.
Disa fabrika dhe biznese të reja nisën të ofrojnë vende të reja pune, por kur papunësia mbetet ende rreth 50%, emigracioni është burimi më i përhapur i të ardhurave.
Qeveria ende po përpiqet për të mbledhur taksat për paratë e ardhura nga jashtë, të cilat vijnë kryesisht në tregun e zi. “Emigracioni është rritur që prej vitit 2013,” thotë Kotarja. “Njerëzit nuk shohin asnjë shpresë apo mundësi në Shqipëri.” Aktualisht, shqiptarët janë të parët në botë që hyjnë në Angli në mënyrë të paligjshme.
Edhe pse janë të kënaqur për infrastrukturën e re, disa banorë pranojnë se kanë nostalgji për ditët kur mund të ndërtonin sipas qejfit të tyre. “Ka shumë korrupsion. Tani duhet të japësh ryshfet vetëm për të marrë një leje për të rregulluar çatinë e shtëpisë. Por e përgjithshmja është mirë. Jam i lumtur me jetën këtu”,- thotë Veizi.

Varfëria, ndërtimi joformal dhe emrat e pazakonta të rrugëve e kanë bërë Kamzën të duket si qesharake në mesin e mirëqenien e luksit të Tiranës. Shumë banorë të kryeqytetit thonë se këtu nuk duhet të ishte ndërtuar fare në radhë të parë: “S’mund të ndërtohet kudo e sipas qejfit”, më thotë dikush.

Por Kotarja thotë se njerëzit në Kamëz janë krenarë për atë që kanë krijuar. “Gjithçka është bërë nga njerëzit aty”, thotë ai. “Nevoja për të ndryshuar jetën e tyre ishte forca e tyre lëvizëse.”

Përktheu: Lindita Kokoli

Burimi: https://www.theguardian.com/cities/2019/nov/19/everything-made-people-inside-former-slum-albania-fastest-growing-city-kamza

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën e dy autorëve të dyshuar për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bodes dhe Albano Velos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri me vlerë 300 mijë euro në Tiranë! Ja kujt i përkasin

Një pasuri me vlerë 300 mijë euro është sekuestruar, pasi dyshohet se e kanë burimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi në Vlorë

Pezullohet efektivi në Vlorë. Mësohet se nënkomisari me inicialet M.Q., akuzohet për shpërdorim detyre. “Agjencia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

N*do në Durrës, turisti përfundon në Polici

Një turist është bërë lajm në Durrës dhe ka shqetësuar komunitetin. Me çantë pas shpine,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajduti vjedh çantat dhe paratë nga makina e turistit në Vlorë, arrestohet 36-vjeçari

Vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, identifikohet, kapet dhe…

LEXO ME SHUME