Categories Lajme

Reportazh/ Jetë “të shembura” nga tërmeti, “News24” në fshatrat e Durrësit, banorët rrëfejnë përjetime dra.matike të 26 nëntorit

Mëngjesi i 26 nëntorit, ka për të mbetur gjatë në memorien e shqiptarëve. Ishte dita, kur 51 persona, fëmije, gra, burra e të moshuar nuk e panë diellin që lindi përsëri. Sa ëndrra u ndërprenë në mes! Por ky termet përveç jetëveë mori, la pa shtëpi shume familje, të cilat, deri në atë moment, kishin një jetë që punon për të ndërtuar një shtëpi. Ata shprehen se tashmë duhet t’ia nisin nga e para.

Shumë fshatra, që deri para tërmetit nuk i njihnim apo nuk i kishim shkelur të gjithë, si Shetaj, Shkafane, Armathe, Gjuricaj, Manze, Ishëm, pamë  se aty varfëria bashkëjetonte me banorët. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tërmeti ua shkatërroi edhe atë pak gjë që kishin.

Sapo zbresim në fshatin Shetaj, takohemi me Zejdi Kaculin. Ai na rrëfen se një dite përpara tërmetit kishte pare një ëndërr të ri. Bashkëshortja e Zejdiut, Haxhire Kaculi, tregon përjetimet e saj për  mëngjesin e 26 nëntorit. Për Ndre Gjin Plakun, banorin tjetër të fshatit Shetaj, me profesion murator, e që këto dite është munduar që banoreveë zonës t’u riparojë dëmet, shprehet se zhurma që ka prodhuar, atë mëngjes toka, nuk i shqitet nga mendja.

Duke biseduar me banoret e fshatit Shetaj, ata me rrëfejnë historinë e familjes se Elida Rekes. Nenës 42-vjeçare te tre fëmijëve, tërmeti i 21 shtatorit, i shkaktoi dëme të mëdha, por askush nuk mori masa që asaj t’i gjendej një zgjidhje për shtëpinë e rrënuar. Ajo u detyruan të hynte përsëri në shtëpi. Elida na rrëfen se ka qene fat qe ajo se bashku me tre fëmijët dhe bashkëshorti kanë shpëtuar gjallë, sepse ajo çfarë ka mbetur nga shtëpia e tyre, pas 26 nëntorit, janë vetëm gërmadhat.

Për Xhumaje Kurtin, nenën 70-vjecare te fshatit Shkalle të Durrësit, pasojat e tërmetit janë të mëdha, pasi disa shtëpi janë shembur e te tjera janë bërë të pabanueshme, për shkak se kanë dëmtimeë strukturë. Një prej këtyre shtëpive të dëmtuara është edhe shtëpia e saj.

Beglie Isaku, nena 67-vjeçe, është e detyruar të qëndrojë në shtëpi pranë bashkëshortit të saj. Ai dergjet në shtrat i sëmurë, sepse është me dializë. Ai s’mundet të qëndrojë në kamp, as në çadrën që është ngritur përpara shtëpisë sepse bashkëshortja e tij thotë, se ai kërkon nje vend te ngrohte, e në çadër bën ftohtë dhe është lagështi. Shtëpia e tyre ka pësuar dëmtime, dhe ata rrezikojnë të qëndrojnë brenda, prej hallit.

Ndërsa Dylbere Luku, nena që ka rritur dy vajza jetime, shprehet se ajo çfarë kërkon është një çadër, ku ajo mund te qëndroje jashtë shtëpisë, disa ilaçe sepse vuan nga disa sëmundje dhe pak ushqime. Shkojmë në Fshatin Borc, aty ku kamera e Neës24 ishte pak dite pas tërmetit. Shtëpia ku qëndronin 3 familje, ka pësuar dëmtime të mëdha, c’ka e ka bërë atë të pajtueshme.

Kjo banese ka nevoje urgjente për t’u ndërhyrë për shkak se këtu jetojnë se bashku me prindërit 6 fëmijë të vegjël, me i vogli disa muajsh. Vuajnë mungesën e ushqimit, dhe të një vendi të ngrohtë.

Shume fshatraë Durrësit janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, e si pasojëë mbetur jashtë. Teksa po afron dimri, këto familje kanë nevoje të menjëhershme për një zgjidhje. Është e vështire t’i shpërngulesh nga banesat e tyre, edhe pse ato janë të shembura apo të dëmtuara, dikush se s’mund të lënë gjënë e gjallë, e dikush tjetër se nuk ikën dot nga vendi ku është rritur. Kjo është drama e banorëve të fshatrave të Durrësit, që ky Termet, u nguli akoma më shumë thikën në plagën e varfërisë. Dimri po afron, e këta banore s’mundet të qëndrojnë nëpër çadra, aty është shume ftohte dhe lagështirë, dhe fëmijët e vegjël e të moshuarit nuk mund ta përballojnë. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME