Categories Lajme

Reshje e dendura të shiut, probleme me qarkullimin në Kukës dhe Tropojë

Që prej ditës së djeshme në  veri dhe verilindje të vendit nuk janë ndërprerë reshjet e shiut. Intensiteti i tyre më i larte ishte pas orës 21:00 e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm e duke sjellë mjaft probleme e kryesisht në infrastrukturën rrugore. Abcnews.al mëson se në segmentet problematike që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë, por edhe në rrugët e Valbonës dhe Lekbibaj pati rrëshqitje masive të dherave e gurëve që sollën vështirësi për qarkullimin e mjeteve.

Ne katër akset janë dërguar makineri  për të larguar inertet nga rruga. Probleme të shumta janë krijuar edhe në rrugët e brendshme në qytetin e Kukësit.

Si pasoje e amortizimit të tyre dhe mosfunksionimit si duhet të rrjetit kullues jnë krijuar pellgje me ujë në shumë rrugë të brendshme e hyrje pallatesh. Energjia elektrike është ndërprere herë pas here në disa lagje të qytetit dhe fshatra për shkak të defekteve ne tre fidera të nënstacionit elektrik në Rexhepaj.

Po ashtu probleme për shkak të reshjeve të shiut raportohen edhe në Tropojë. Mësohet se ka rrëshqitje të një pjese rruge afër urës së Balishajës në fshatin Kojel Njësia Administrative Tropojë e vjetër. Kjo urë i shërben fshatrave Shumicë e Ahmataj. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME