Categories Lajme

Reshje shiu në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për ditën e diel

Rikthehen kushtet e paqëndrueshme atmosferike në vendin tonë duke bërë që gjatë paradites deri të orët e vona të pasdites Shqipëria të jetë nën ndikimin e vranësirave.

Sipas MeteoAlb, kushtet e paqëndrueshme atmosferike rikthehen në vendin tonë, duke bërë që gjatë paradites dhe deri në orët e pasdites Shqipëria të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin.

Pritet që herë pas here reshjet të jenë dhe në formë rrebeshi. Por në orët vijuese moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, POR do ulen ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës që në orët e para të ditës do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendinderi në orët e mesditës dhe pasdites. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht.

Maqedonia e Veriut

Paraditja në MV do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin. POR në orët e pasdites dhe në vijim pritet përmirësim gradual i motit në të gjithë territorin, KU gjatë mbrëmjes dhe natës rikthehen intervalet me kthjellime.

Rajoni dhe Europa

Mbetet në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shumta të dëborës Europa Lindore. Po ashtu pjesërisht Europa Qendrore dhe Europa Juglindore do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu të shoqëruara dhe me mini stuhi ere. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Veriu i kontinentit Europian do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME