Categories Lajme

“Respektoni masat”, mjeku: Ju flas si biri i një nëne të moshuar që rriskon

Mjeku Andrin Tahiri i ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit, të cilën e konsideron një nga emergjencat më të larta në nivel global. Tahiri thotë se duhet të përballemi me këtë epidemi duke zbatuar disa rregulla shumë të thjeshta, duke edukuar sjelljen tonë. “Covid-19 konsiderohet si emergjenca më e lartë në nivel global. Ju flas si mjek, si koleg, si prind dhe si biri i një nëne të moshuar që rriskon në situatën që është. Është e dukshme që situata e epidemisë do vazhdojë. Do vazhdojmë edhe ne të përballemi. Por duhet të dimë të përballemi në këtë lloji situate duke edukuar sjelljen tonë.

Respektoni rregullat e higjienës, evitoni ardhjet në spital, përdorni maskat dhe respektoni distancat. Maska është kaq e thjeshtë për t’u mbajtur. Jemi përballë një realitetit jo të lehtë”, thotë Tahiri. Mesazhi i tij është ndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila kërkon të bëhet kujdes. “Është e dukshme që situata e epidemisë do të vazhdojë. Do vazhdojmë edhe ne të përballemi. Por duhet të dimë të përshtatemi me këtë lloj situate, duke edukuar sjelljen tonë. Ju lutem bëni kujdes!”, shkruan Manastirliu duke cituar mjekun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME