Categories Lajme

Restorantet në Spanjë të ndara me xham mbrojtës (Foto)

Përveç dëmeve në njerë dhe në ekonomi, koronavirui po ndryshon dhe mënyrën e jetës së njerëzve. Në kryeqytetin spanjoll, restorantet për të garantuar që klientët të ruajnë një distancë sigurie mes njëri tjetrit dhe të evitojnë përhapjen e COVID-19 kanë vendosur xham ndarës.

Në Spanjë, ka shumë bare e lokale, të mëdha e të vogla. Vetë pronarët përllogarisin një shpenzim prej 100 deri në 120 euro për ndarjen e çdo tavoline me xhamat mbrojtës dhe kur bëjnë llogaritë në përfundim, thonë se është më mirë që të hapen se sa të qëndrojnë të mbyllur. Po ashtu, ata kanë dalë edhe me idenë e vendosjes së kamerave termike, që fiksojnë temperaturën e çdo personi që hyn në lokal.

Edhe vende të tjera si Kina, Koreja e Jugut, Japonia, kanë sisteme të ngjashme në këtë lloj biznesi apo edhe në dyqane të tjera. Dhe spanjollët mendojnë se kjo është një referencë e mirë që do të funksionojë edhe në vendin e tyre. Kjo do të thoshte rihapje të biznesit me një nivel të caktuar sigurie./ Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME