Categories Kuriozitete

Restoranti shqiptar në listën e 10 më të mirëve në New York

Gazeta prestigjoze “New York Times” ka publikuar një listë me 10 restorantet e reja më të mira të vitit 2019 në New York.

Autori i shkrimit Pete Wells ka shijuar ushqimet në të gjitha këto restorante dhe e ka përshkruar përvojën e tij në restorantin shqiptar të quajtur “Çka Ka Qëllu”.

Një natë tek restoranti “Cka Ka Qëllu” është zgjedhja e duhur, disa hapa larg nga pallatet e Roberto, vendosur në “Avenue Arthur” në Bronx.

“Futuni brenda restorantit dhe papritmas jeni në një tavernë të ndonjë fshati të vjetër diku në Shqipëri apo Kosovë. Shikoni koleksionin e instrumenteve muzikore, mjetet e fermës, mullinjtë e kafesë dhe rrobat antike në mur. Nuhatni bukët teksa piqen në furrë kur jeni te dera kryesore”, shkruan ai në artikullin e “New Tork Times”.

Ai gjithashtu ka treguar se specialitetet ushqimore të këtij restoranti janë ëmbëlsirat si sheqerparja dhe kafeja e cila njihet si turke,për aq kohë sa qëndroni në “Cka Ka Qëllu”, do ta quani atë shqiptare.

“Speca turshi dhe dy ose tre zhytje që ta shijoni më tepër, pas së cilës mund të dëshironi disa kunguj të njomur me kos në një enë balte”, është disa nga specialitetet e tjera në restorant.

Përveç këtij restoranti, në top 10-shen e restoranteve më të mira në New York për vitin 2019 janë edhe “Mercado Little Spain”, Odo”, “Rezdora”, “Llama San”, “Hutong”, “Kaëi”, “Benno”, “Haenyeo” dhe “Birria-Landia”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME