Categories Teknologji

Rolls-Royce i blinduar që kushton tre milionë euro, nuk e përshkojnë as plumbat

Me këtë Rolls-Royce Phantom, udhëtarët janë të mbrojtur nga të shtënat edhe nga shumica e armëve. Të gjithë ata që mund të shpenzojnë shumë para, që të mbrojnë vetën dhe të kenë nivel të lartë luksi dhe rehati shumë të madhe, transmeton Telegrafi. Atëherë, ta porosisin këtë Rolls-Royce Phantom të blinduar. Kjo makinë është për 105 centimetra më e gjatë se modeli që ka dalë nga prodhimi, derisa punëtoria gjermane Klassen ka punuar që të jetë shumë më e fuqishme.

Platforma e zgjatur, ka bërë që edhe dyer të zhvendosur dhe të jenë më të mëdha, ndërsa kulmi është shumë i ngritur dhe ofron më shumë hapësirë, teksa është vënë edhe një xham i blinduar që ofron pamje panoramike. Në këtë veturë, blindimi ka arritur nivelin e nëntë, që nënkupton se mund t’i përballojë të shtënat nga shumica e armëve, si dhe eksplodimet e lehta.

Brendia e këtij Phantom ka mbetur e njëjtë, me motorin V12 që prodhon 563 kuaj fuqi duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për pesë sekonda, megjithëse peshon tre ton. Klientët e interesuar për Rolls-Royce Phantom të blinduar, duhet të sigurojnë së paku tre milion euro, që është çmimi fillestar, derisa duhet të presin deri në gjashtë muaj derisa të jetë gati.

]

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME