Categories Lajme

Tërmeti në Durrës, anulim të prenotimeve për Vitin e Ri

Tërmeti tragjik ka prekur edhe sektorin e turizmit. Plazhi i Durrësit është pritësi më i madh i turistëve që vijnë në mënyrë të organizuar përmes agjencive në Shqipëri. Besnik Vathi që përfaqëson një nga tour-operatorët më të mëdhenj, thotë se ka pasur anulime për grupet që do të kalonin vitin e ri në hotelet e Durrësit, ndërkohë që për sezonin e verës do të vijnë agjente nga jashtë për të verifikuar situatën.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civivi thotë ekonomia është psikologji dhe në këto kushte do të prekte dhe sektorin e turizmit në vitin e ardhshëm. Për të shpëtuar sezonin turistik tour-operatorët kërkojnë riparimin sa më shpejt të dëmeve në hotele, lehtësira fiskale dhe certifikim sizmik të ndërtesave pritëse.

Vitet e fundit sektori i turizmit ka marr një hov të fortë në Shqipëri, deri në korrik vendin e patën vizituar 3.3 milionë turistë të huaj me një rritje prej 12.4 përqind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME