Categories Turizëm

Revista australiane: Bregdeti shqiptar ndër vendet më të mira

Mund të mos jetë e njohur si vendet e tjera, por ky vend i bukur në jug të Europës meriton të njihet si një nga destinacionet që nuk duhet humbur për vitin 2019.

Kështu shkruan në artikullin e botuar në revistën australiane “Who”, gazetarja e pavarur e udhëtimeve, Amy Mills, e cila ka punuar në gazeta dhe revista në Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar për 18 vitet e fundit.

Më shpejt e arritshme se Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka peizazhe të jashtëzakonshme malore, plazhe të pastra dhe qytete të fortifikuara pa turma.

Fshati i vogël i Ksamilit, përgjatë bregut jugor shqiptar pranë Sarandës dhe Korfuzit, ka disa nga plazhet më spektakolare të Europës, një bollëk të peshkut të freskët dhe ndodhet në distancë të shkurtër prej dy vendeve të ndryshme të trashëgimisë UNESCO: Butrinti dhe Gjirokastra.

“Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, të qëndroni në fshatra të vegjël dhe të përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin e gjallë të Tiranës për më pak se çdo vend tjetër në Europë”, është shprehur Lonely Planet në rubrikën e saj “Udhëtimet më të mira për vitin 2019”. Përveç Shqipërisë, Mills rendit edhe Greqinë, Italinë dhe Kroacinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME