Categories Lajme

Revolucion në shkencë, ky testim mund të zbulojë kancerin

Një testim i ri i pajisjes për testimin e frymëmarrjes së shpejti mund të bëhet mjeti më i hershëm i zbulimit të kancerit, pasi në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar një provë për një pajisje të re. Sipas mediave lokale, pajisja e re “Breath Biopsy”, e cila është projektuar për të zbuluar shenjat e kancerit në molekulat e nxjerra nga pacientët, tani është në spitalin Addenbrooke në Kembrixh.

Nëse prova del e suksesshme, kanceri do të mund të zbulohet në fazat e hershme dhe shumë më tepër jetë do të mund të shpëtohen përmes trajtimit.

Pacientët e parë në provën dy-vjeçare janë ata të dyshuar me kancerin esophageal dhe me kancerin e stomakut. Testet më vonë do të zgjerohen tek ata që dyshohen se kanë kancerin e prostatës, fshikëzave, mëlçisë dhe atë pankreatik, shkruan AA.

“Koncepti i sigurimit të një pamjeje të tërë të trupit në një mënyrë tërësisht jo invazive është shumë i fuqishëm dhe mund të reduktojë dëmin duke kursyer pacientët nga testet më invazive që nuk kanë nevojë”, tha Billy Boyle, bashkë-themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë britanike Owlstone Medical, e cila është prapa pajisjes.

“Ne kemi nevojë urgjente për të zhvilluar mjete të reja, si ky test frymëmarrje, i cili mund të ndihmojë në zbulimin dhe diagnostifikimin e kancerit më herët, duke u ofruar pacientëve mundësinë më të mirë për të mbijetuar përballë sëmundjes së tyre”, tha hulumtuesja kryesore Rebecca Fitzgerald.(n.m/BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME