Categories Sport

Rey Manaj drejt “Barcelonës”, pritet zyrtarizimi

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, është afër kalimit te skuadra “Barcelonës” në Spanjë. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e katalanasve me paraqitjet e tij te “Albacete”

Lajmi bëhet me dije nga gazeta sportive katalanase “Sport”. Sipas shkrimit të publikuar prej saj, “Barcelona” ka arritur marrëveshjen për transferimin e Manaj, i cili do të jetë pjesë e Barcelonës B. 22-vjeçari ka shënuar dy gola në 9 takime këtë sezon dhe shihet si njeriu që do të sjellë gola te skuadra e dytë e klubit nga “Camp Nou”.

Lushnjari ka një kontratë me Albacete deri në vitin 2024, por Barcelona e tërheq së tepërmi dhe në ditët e ardhshme pritet të prezantohet te skuadra e re. Në rast se zyrtarizohet gjithçka, Manaj do të bëhej futbollisti i parë shqiptar që firmos “Barcelonën” dhe që do të ketë mundësi të stërvitet me fituesin e 6 “Topave të Artë” , Lionel Messi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME