Categories Lajme

Rezoluta/ Cilat janë katër shtetet që nuk e dënuan agresionin rus në Ukrainë? Surprizon edhe Serbia

Vetëm katër shtete, përveç vetë Rusisë, votuan kundër rezolutës në OKB që dënon agresionin rus në Ukrainë.  Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në favor të një rezolute që dënon agresionin rus dhe i bën thirrje asaj që menjëherë të tërheqë të gjitha forcat e saj ushtarake nga Ukraina.

Rezoluta u mbështet nga 141 shtete, nga 193 anëtarë, në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Vendet që votuan kundër rezolutës në OKB janë, vetë Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia. Gjithashtu 34 vende abstenuan.

Surprizë ka qenë vota e Serbisë pro kësaj rezolute, duke dënuar agresionin rus. Më herët Serbia kishte mbajtur një qëndrim ambig, duke refuzuar të dënojë aktet e Putin dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Ky votim, e izolon edhe më tej Putinin dhe është një shenjë se jo vetëm Perëndimi, por shumica e vendeve të botës janë të bashkuara për të dënuar aktet e tij.

Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia “kishte ardhur për të privuar Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar”. Ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se Rusia dëshironte të ndalonte një konflikt separatist në Ukrainën lindore dhe akuzoi Perëndimin për përdorimin e “kërcënimeve të hapura dhe cinike” për t’i bërë vendet të votojnë për rezolutën. Kjo ishte mbledhja e parë urgjente e Asamblesë që prej vitit 1997. Rezultati i votimit:

Rezoluta/ Cilat janë katër shtetet që nuk e dënuan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME