Categories Lajme

Tërhiqet qeveria, lejon qytetarët amerikanë të qëndrojnë për 1 vit në Shqipëri pa patur leje qëndrimi

Ka zgjatur vetëm 1 muaj vendimi i qeverisë shqiptare për të mos lejuar më qytetarët amerikanë të qëndrojnë për 1 vit në vendin tonë pa patur nevojë për leje qëndrimi.

Gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin e Ministrave, është vendosur që qytetarët amerikanë të mund të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në një vit.

Gjithashtu, këta shtetas mund të rihyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat të ri deri në një vit, nëse kanë qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

  1. Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në një vit.
  2. Këta shtetas mund të rihyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat të ri deri në një vit, nëse kanë qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  3. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME