Categories Covid-19, Lajme

Rezultojnë pozitivë me Covid-19, Presidenti i ‘Yldon Media Group’ Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij

Presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij Mimoza janë infektuar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ndroqi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të dashur miq, për shkak të pamundësisë pë t’ju përgjigjur në angazhimet ditore dhe mesazheve të shumta si pasojë e mungesës sime dua t’ju bëj me dije se prej disa ditësh, unë dhe bashkëshortja ime jemi në trajtim intensiv të prekur të dy nga Covid-19”.

Ndroqi bën me dije se ai dhe bashkëshortja e tij nënshtruar një regjimi e terapie të fortë nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve, të cilët gjen rastin ti falenderojë.

“Nuk është e lehtë kjo betejë, siç e dini familja ime është goditur rëndë, ndaj i jemi nënshtruar një regjimi e terapie të fortë nën kujdesin skrupuloz të mjekëve dhe infermierëve, që gjej rastin t’i falënderoj për gjithçka bëjnë në këto kohë të mbrapshta për mbarë botën. Duke ju kërkuar ndjesë për pamundësinë e përgjigjes ndaj secilit, duke ju qënë mirënjohës për mesazhet mbështetëse, duke ju kujtuar të ruani veten e të shtrenjtët tuaj se është kaq i pabesë ky virus, uroj ta kalojmë me kurajo e përkushtim këtë moment të paprecedentë në jetën tonë. Shihemi së shpejti, me respekt Ylli e Mimoza Ndroqi.”- shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME