Çdo ditë vijojnë riatdhesimet e qytetarëve shqiptarë të bllokuar jashtë kufijve për shkak të masave kufizuese . Në ndihmë të zyrtarëve të sigurisë në aeroportin e Rinasit, përfaqësuesve të kompanive ajrore dhe Policisë Shqiptare të Kufirit dhe Emigracionit për riatdhesimet ka qenë edhe ekipi i Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) së Ambasadës amerikane në Tiranë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të ditur se, ekipi i Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) së Ambasadës amerikane në Tiranë ndihmoi në udhëtimet e riatdhesimit duke bashkëpunuar me zyrtarët e sigurisë në aeroport, përfaqësuesit e kompanive ajrore dhe Policinë Shqiptare të Kufirit dhe Emigracionit.
Sipas kalendarit nesër pritet të zhvillohet fluturimi Londër-Tiranë në orën 15:00-19:05. Të gjithë qytetarët që zbresin në aeroportin e Rinasit drejtohen për në hotelet karantinë në Durrës ku do të qëndrojnë për 14 ditë përpara se të bashkohen me familjen.