Categories Lajme

Riatdhesohen vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë

/ATSH/ Në aeroportin e Rinasit janë kthyer sot vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur penalitetet e mundshme, që rrjedhin nga mosrespektimi i afateve të qëndrimit në zonën Shengen. Ky ishte një ndër operacionet më të mëdha të riatdhesimit vullnetar. Sipas shefit të Komisariatit të Policisë Rinas, Përparim Dema, ky operacion merr rëndësi nga fakti që kthimi i tyre është bërë vullnetarisht, çka konsiderohet si një element ndihmës në parandalimin e lëvizjes së parregullt në zonën Shengen.

Duke bërë një apel për shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes, Dema u shpreh se: “Dua t’u bëj një apel gjithë qytetarëve shqiptarë të mos abuzojnë me lirinë e lëvizjes së lirë. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i tillë konsiderohet edhe nga vendet e BE-së dhe kërkesat për azil nuk kanë shanse për t’u aprovuar.” Në lidhje me pasojat e mundshme që mund të bien mbi personat që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së, Dema u shpreh se “deportimi nga vendet e BE-së shoqërohet edhe me masa të tjera shtesë, që janë edhe ndalimi deri në disa vite i udhëtimit në zonën Shengen”.

Tri ditë më parë në Rinas u riatdhesuan edhe 100 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në Francë, Belgjikë e Gjermani. Këta janë individë, ndaj të cilëve ka vendim ligjor për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Shengen. Ky operacioni riatdhesimi për shtetasit shqiptarë, u zhvillua në bashkëpunim me Frontex-in. /e.xh/r.e/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME