Categories Lajme

Rifillojnë udhëtimet me Greqinë për shqiptarët me pasaporta biometrike, ja kriteret

Të hënën kanë rifilluar udhëtimet për në Greqi, për shqiptarët që zotërojnë një pasaportë biometrike. TIA ka njoftuar se për këta udhëtarë, duhet të plotësojnë disa kritere për të kaluar në vendin fqinj.

“Lajm i mirë, Greqia heq kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë me pasaportat biometrike

Udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme. Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

1) Test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)

Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.

Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.

Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht. Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. Ju lutem gjeni formularin në këtë link:

https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR. Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi.”, shkruhet në njoftimin e TIA.

Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test. Familjarëve që bashkohen pas kaq kohësh, i urojmë vetëm mbarësi e shëndet. Ju falenderojmë për bashkëpunimin, Tirana International Airport Aegean Airlines

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME