Categories Lajme

Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “24 maji” në Vlorë/ Leli: Standarde bashkëkohore për nxënësit

/ATSH/- Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektoi sot punimet për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “24 maji”, ku theksoi se “me një fond prej 1 miliard lekë të vjetra po bëhet i mundur rikonstruksioni i shkollës, një kontribut i qeverisë dhe bashkisë”.

“Kjo shkollë ka një numër të lartë nxënësish dhe ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës. Një nga kërkesat e hershme të mësuesve, banorëve të kësaj zone, natyrisht edhe të nxënësve ka qenë një shkollë e rikonstruktuar, ashtu si modelet pozitive të të gjitha shkollave të rikonstruktuara në Vlorë”,- theksoi Leli.

Kreu i bashkisë së Vlorës u shpreh se “janë hequr të gjitha suvatë e vjetra, çatia, janë ruajtur vetëm muret, është bërë izolimi termik i godinës, janë bërë instalime të reja elektrike dhe hidraulike. Është bërë ndërrimi total i gjithë çatisë së shkollës.  Me iniciativën e mësuesve të edukimit fizik në këtë shkollë është ndërhyrë edh në palestër”. Sipas tij, palestra është pak e ulët në krahasim me standardet e palestrave të tjera që ne kemi realizuar në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës dhe duke ndjekur modelin e palestrës së shkollës “Ismail Qemali” do të fusim në buxhetin e 2020 një vlerë shtesë për të restauruar dhe ngritur palestrën e kësaj shkolle.

“Përveç rikonstruksionit përreth shkollës ka oborre të konsiderueshme, të cilat do të përfshihen në rikonstruksion, gjelbërim, ndriçim dhe trotuare në të gjithë pjesën rreth e rrotull. Në pjesën mbrapa shkollës do të ketë një fushë basketbolli dhe futbolli në natyrë.
Kam kërkuar nga inxhinierët e zyrës së Urbanistikës në bashkinë e Vlorës që rikonstruksioni i palestrës i mbuluar me panele sanduiç siç kemi vepruar në shkollën “Ismail Qemali” të ketë mundësitë të vendosen edhe panele të tejdukshëm që të garantojnë ndriçimin me dritë natyrale, që të kemi një eficencë më të mirë të energjisë elektrike dhe të konsumit të saj në këtë institucion arsimor”, – tha Leli. Kryebashkiaku Leli u shpreh se “do jetë një nga krenaritë e radhës të investimeve publike të realizuara nga bashkia e Vlorës në rikonstruksionin e shkollave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME