Categories Lajme

Rikthehen bastet online, qeveria nis sot konsultimet!

Kryeministri Edi Rama nis sot konsultimin publik për lotaritë sportive online të cilat 4 vite më parë i mbylli qeveria me ligj, por që tani synon të rikthejë aktivitetin e tyre.

Rama do të organizojë një dëgjesë publike për bastet sportive paraditen e sotme në orën 10:00. Prezent do të jetë Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes madje ka qenë ndër të parët që ka hedhur për konsultim këtë ide, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i Sportit.

Propozimi për rikthimin e basteve është i Federatës Olimpike Shqiptare për të formalizuar një treg, për të cilin shprehet se pas hyrjes në fuqi në 1 janar të 2019 të ligjit që i ndalonte, ka lulëzuar si treg informal.

Madje sipas propozuesve të kësaj nisme, formalizimi i basteve online do të mund t’i kanalizonte taksat e këtyre sipërmarrjeve për investime në sport. Në tetor të 2018, kur qeveria vendosi t’i drejtohet Parlamentit për të ndryshuar ligjin për mbylljen e të gjitha pikave të basteve përfshirë dhe ato online, Kryeministri argumentoi se po mbyllte një plagë sociale të shkaktuar nga bixhozi në përgjithësi, por dhe bastet online.

Një tjetër arsye ishte dhe për t’i vendosur fre pastrimit të parave përmes kësaj industrie nga organizatat kriminale. Por, nismëtarët e rikthimit të basteve online mendojnë se ka ndodhur e kundërta, pasi duke qenë krejtësisht informale, nuk ka qenë e mundur të kryhej asnjë kontroll për rastet e pastrimit të parave.

Një tjetër fenomen që është parë gjatë kësaj periudhe sipas propozuesve, është dhe përfshirja në bastet online e të miturve.

Nëse nga konsultimi publik do të rezultojë se do të mbështetet kjo iniciativë propozuesit thonë se kanë në shqyrtim disa modele që aplikohen në vende të zhvilluara europiane.

Në 2019, qeveria përpara vendimit drastik të mbylljes së të gjitha basteve shqyrtoi mundësinë për krijimin e një kompanie shtetërore bastesh duke ju referuar modelit të vendeve skandinave, në të cilat lejohen vetëm kompanitë publike të ushtrojnë aktivitet të tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME