Categories Lajme

Rikthehet dimri. Temperaturat zbresin deri në -1 gradë

Kapriçot e motit si rezultat i ndryshimeve klimatike kanë bërë që në Shqipëri të përjetohet brenda një jave vera, pranvera dhe dimri.

Pas temperaturave tipike verore, që ditët e fundit arritën deri në 33 gradë, në vend do të rikthehet dimri.

“Dita e martë do sjellë vranësira të dendura, në pjesën e dytë të ditës ka zhvillim të tyre. Reshjet fillojnë në veri dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin. Kjo do bëjë që gjatë natës së martë dhe e mërkura të jenë me rrebeshe shiu”, – thotë sinoptikania Lajda Porja.

E enjtja do te sjellë një masë më të ftohtë ajri, madje në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.

“Nga e enjtja kemi depërtim të një mase më të ftohtë nga Europa Veriore duke u futur drejt Ballkanit. Shqipëria do të ketë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore, rikthehen reshjet e dëborës në zonat verilindore. Kjo do të shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave. Mëngjesi i së enjtes dhe i së premtes është edhe -1 gradë.”

Dy javët e fundit të prillit do të mbyllen me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët. Problem do të jetë era deri 70 km/orë.

Për sinoptikanët, temperaturat në pjesën e dytë të muajit do të jenë tipike pranverore, ndryshe nga ato që përjetuam në 15-ditëshin e parë të prillit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME