Categories Sport

Rikthehet kategoria Superiore, sot super sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut

Pas pushimit për eliminatoret e Euro2020, këtë fundjavë rikthehen ndeshjet e Kategorisë Superiore. Një ndër ndeshjet më të rëndësishme për ditën e sotme është ajo që do të luhet mes Tiranës dhe Skënderbeut. Kryeqyetetasit vijnë si kryesuesit të kampionatit në këtë ndeshje, ndërsa korcarët do të kërkojnë të harrojnë humbjen e pësuar ndaj bylisit. Një tjetër takim interesant do të jetë përballja e derbit të jugut mes Luftëtarit dhe Flamurtarit.

Dy skuadra që në 3 javët e para nuk kanë mundur të marrin asnjë pike. Gjrokastritët do të kenë në pankinë nga kjo javë e në vazhdim trajnerin grek Jorgos Marantas.

“Jam i gëzuar që jam në këtë ekip që ka një histori të madhe. Dua të falenderoj klubin që jam këtu dhe dua që me punen time bashkëme lojtarët të fillojmë të fitojmë besimin e tifozëve në Gjirokastër. Duhet që të punojmë me lojtarët që kemi nëdispozicion dhe t’i permirësojmë për të marre edhe rezultatet. Flamurtarin e njoh shumë mirë, e di se kush do luajë e kush jo”, tha Jorgos Marantas, trajner i Luftëtarit.

Ndërsa për trajnerin e Flamurtarit ka ardhur koha që skuadra e tij të marrë pikët e para në kampionat.

Java e katërt e kategorisë Superiore do të mbyllet me ndeshjet Laci-Partizani dhe Bylis-Kukesi që do të luhen të dielën. Të gjitha ndeshjet e kategorisë Superiore do të transmetohen në platformën Digitalb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME