Linda Morina është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it, e cila u bë e njohur pasi u shfaq disa herë në emisionin “Zonë e Lirë”. Linda është rikthyer mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” dhe në televizion, pas një kohe mungese. Ajo është shfaqur me një ndryshim në pamje, pasi ka humbur disa kilogramë.
“Vet kam dashur t’i heq kilet. Nuk haja dot bukën. Pija çajra”, tha Linda kur u pyet se si është dobësuar. Ajo ka zbuluar se ka bërë një këngë për Joe Biden, presidentin e ri të SHBA-ve. Një pjesë të kësaj kënge, Linda e ka kënduar në emision.

