Categories Kuriozitete

Pas ndarjes nga i dashuri, 35-vjeçarja martohet me veten

Partneri perfekt?! Në rastin konkret… vetja. Një 35-vjeçare u martua me veten në një ceremoni intime para familjes dhe miqve, pasi u nda nga i dashuri i saj me të cilin kishte shumë vite lidhje. Meg Taylor Morrison, nga Atlanta, Georgia,  kishte dashur dhe planifikuar të martohej në ditën e Halloween 2020, por pasi u nda nga partneri i saj, vetëm katër muaj para kësaj date, ëndrrat që kishte thurur për dasmën në këtë ditë, u shuan.

Kjo, derisa ajo dëgjoi për ceremonitë e vetë-martesës , dhe vendosi se nuk donte të priste që partneri i përsosur të vinte, përpara para se të organizonte ceremoninë e saj të përsosur të martesës. Ajo kaloi muaj duke planifikuar ceremoninë e saj, të cilën ajo e quajti një akt të “dashurisë ndaj vetes” . Ajo e kurorëzoi këtë martesë duke puthur reflektimin e saj në një pasqyrë, pasi bëri zotimet.

Ashtu si shumica e nuseve të ardhshme, Meg planifikoi me kujdes ditën e saj të veçantë për muaj me radhë, porositi një tortë martese të bërë me porosi, zgjodhi fustanin perfekt dhe natyrisht, zgjodhi një unazë diamanti vezulluese. Nëna e Meg fillimisht ishte e shqetësuar se vendimi i saj për t’u martuar me veten, do të dukej  egoist.

Por, për Meg, arsyeja kryesore për t’u martuar me veten ishte të përmbahej nga përpjekja për të kënaqur njerëzit e tjerë dhe për ta vendosur veten në vend të parë. Ceremonia u ndoq nga dhjetë miq dhe familja më e ngushtë e Meg në Boulder, Colorado, me të gjithë mysafirët që iu përmbajtën udhëzimeve të rrepta kundër COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME