Categories Lajme

Rikthehet Vetting-u/ 5 gjyqtarë e prokurorë përballen me KPA dhe KPK

Komisionet e Vetting do të nisin punën prej datës 2 dhjetor, pas një pushimi disa ditor për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Pesë gjyqtarë dhe prokurorë, do të dalin para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë kësaj jave. Në faqen e tij zyrtare të KPA bëhet e ditur se në datën 2 dhjetor ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Entela Prifti, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e KPA.

Po ashtu, kjo e fundit njofton se në ditën e mërkurë, më datë 04.12.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dollapaj.

Seanca dëgjimore do të zhvillojë edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ku gjatë kësaj jave pritet të dalin para komisionit tre gjyqtarë dhe prokurorë. Në njoftimin e tij KPK thuhet se zonja Iliriana Olldashi, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda do të dalë nesër në seancë dëgjimore në orën 14:30. Po ashtu, në faqen e tij zyrtare Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se nesër ora 09:30 do të dalë në seancë dëgjimore zonja Doloreza Musabelliu, prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë. Ndërkohë, sipas njoftimit të KPK, datë 3 dhjetor ora 13:00 do të dalë në seancë dëgjimore Fatri Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME