Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, nëpërmjet një prononcimi për “Pressing” në “Abc Neës” ka komentuar situatën aktuale në ambientin kuqezi.
De Biazi tha se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por Reja po kërkon të marrë më të mirën e ekipit
“Nuk po ndodh asgjë, kemi fituar me Andorrën dhe Moldavinë. Tani kemi Islandën. Jam i bindur që Reja do bëjë më të mirën. Tani nis një rrugëtim shumë i vështirë, për të marrë fitoren dhe maksimumin.
Mungon një lloj kulture sa i përket situatave të tilla, kur edhe mundet ekipi, duhet mbështetur. Shqipëria nuk është ekipi më i fortë i grupit, dhe në bazë të ecurisë dhe problemeve, duhet kuptuar edhe rezultatet.
Nuk është problem sistemi i lojës apo moduli, se sa situata me të cilën lojtarët janë për momentin. Në kohën që unë drejtoja, një pjesë e lojtarëve kishin minuta në këmbë, në maksimumin e tyre. Ndoshta tani, një pjesë nuk ka minuta, dhe kjo ndodh. Ndoshta, edhe sistemi mund të ndryshohet”, tha ndër të tjera ish-trajneri kuqezi.