Categories Lajme

Rikthimi i maturantëve në bankat e shkollave, ja si do të jetë skema

Arsimi është një nga fushat më të goditura si pasojë e pandemisë. Të vetmit të cilët iu kthyen bankave të shkollës janë maturantët, të cilët do të duhet t’i përshtaten një strukture të re testi e bashkë me të edhe një mekanizmi të ri vlerësimi.

Nga 2 orë e 30 minuta, ai është kufizuar në vetëm dy orë. Pyetjet nuk do të jenë të përziera, por vetëm me alternativa, duke shmangur kështu jo vetëm kohëqëndrimin e maturantëve në shkolla, por edhe prekjen e fletëve nga dy duar vlerësuesish, siç ka ndodhur çdo vit.

Vlerësimi do të bëhet manualisht. Manuali për plotësimin e përgjigjeve që lehtëson punën e kompjuterit ka shkuar në çdo shkollë, për t’u aksesuar nga çdo maturant. Fletëpërgjigjja përmban tri tabela, me nga secila 20 pyetje. Rezultati i çdo nxënësi del nga skanimi i saj, ndaj këshillohet plotësimi me shumë kujdes.

Ndryshe nga anonimiteti i ruajtur ndër vite me Maturën Shtetërore, ku çdo maturant identifikohej përmes barkodit personal, tashmë në çdo fletepërgjigje, secili identifikohet me të dhënat e tij: emër, atësi, mbiemër dhe firmë. Kjo formulë është përdorur edhe vitin e kaluar, kur nisi korrigjimi elektronik për pjesën e parë të testit, atë me pyetje me alternativa. Këtë vit, e iniciuar nga pandemia, të 60 pyetjet do të jenë me alternativa. Maturantët do të testohen nga data 8 deri më 18 qershor në katër provime, tri me detyrim e një me zgjedhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME