Categories Lajme

Rikthimi i rreshjeve dhe temperaturave të ulta në fshatin Kuç të Vlorës ka detyruar Shtabin e Emergjencave Civile të marr masa

Rikthimi i rreshjeve dhe temperaturave të ulta në fshatin Kuç të Vlorës ka detyruar Shtabin e Emergjencave Civile të marr masa për sistemimin e një nga familjeve më të prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë. Forcat e Armatosura kanë pajisjur familjen me çadër ushtrie, ku do të sistemohet provizorisht deri në përfundim të procesit të evidentimit të dëmit. Në terren prefekti, Flamur Mamaj, tha se situata po monitorohet hap pas hapi.

Sakaq, në terren kanë mbërritur edhe grupi i punës së bashkisë së Himarës, i cili po punon për evidentimin e dëmeve tha Mamaj.

Aktualisht, në Kuç të Vlorës, por edhe në gjithë zonën e lumit të Vlorës vijojnë temperaturat e ulta shoqëruar me rreshje shiu e dëbore. Ndërkohë, pas sistemimin provizor pas tërmetit ka rifilluar normalisht mësimi në shkollën e fshatit, Memo Meto. Aktualisht dëmet e shkaktuara nga tërmeti janë: 113 në Kuç, 1 në Bolen, 1 në Vranisht .60 janë të banuara dhe 7 në gjendje kritike.

Problematike vijon të jetë situata sa i përket furnizimit me energji elektrike, kjo e fundit mungon prej disa orësh për shkak të motit të keq në zonë. Akset lidhëse mes fshatrave janë të kalueshme edhe pse bëhet apel për vigjilenc dhe përdorim të zinxhirëve nga drejtuesit e mjeteve .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME