Categories Lajme

Rikthimi i studentëve në auditore/ Ministrja e Arsimit: Deri më 15 maj plani urgjent nga universitetet, pastaj…

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka pasur sot komunikim me rektorët e universiteteve publike mbi marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020. Sipas saj, Universitetet janë të qartë, deri më 15 maj do prezantojnë planet e tyre të detajuara për mbylljen me sukses të këtij viti akademik.

“Urdhri për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 kërkon nga universitetet që të fillojnë një planifikim urgjent dhe serioz për mbylljen e vitit akademik në kushte të jashtëzakonshme në të cilat po punojmë”, fillon video-mesazhin e saj Ministrja Besa Shahini, të publikuar tashmë në rrjete sociale.

“Situata me përhapjen e koronavirusit të ri në Shqipëri po shkon drejt përmirësimit nga dita në ditë, por nuk jemi ende plotësisht jashtë rrezikut”, shprehet ajo teksa nënvizon se çfarëdo hapje e pjesshme e universiteteve duhet gjithsesi të përcillet me protokolle strikte të ruajtjes së shëndetit të studentëve dhe pedagogëve.

Për këtë arsye, Ministrja Shahini thekson se “kemi kërkuar nga universitetet që të planifikojnë se cilat janë ato lëndë që do të mbyllen plotësisht online – pra nuk do të kenë nevojë të kthejnë studentë fare në auditorë apo laboratorë; sa është numri i studentëve që kanë nevojë të kthehen në auditorë e laboratorë për punë të ndryshme para provimeve; dhe sa është numri i saktë i studentëve që do të bëjnë provime gjatë korrikut dhe fillim-gushtit të këtij viti – gjithmonë duke prioritizuar studentët që do të diplomohen”.

Në këtë kuadër, Ministrja Shahini në video-mesazhin e saj shprehet se universitetet do të sjellin këto plane deri më datë 15 maj dhe shton:

“Pastaj ne, në koordinim me MSHMS bëjmë edhe verifikimet e fundit për të parë nëse po plotësohen kushtet dhe kriteret për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve gjatë kësaj kohe kur duhet të punojnë në objektet e universiteteve”.

“Nuk ka paqartësi”, nënvizon ministrja Shahini duke shprehur gjithashtu se ditët e sotme ka zhvilluar edhe një komunikim me rektorët e universiteteve publike.

“Të gjithë kanë filluar nga puna tashmë për të bërë këto plane. Po organizojnë gjithë punën në kuadër të universiteteve të tyre përkundër një keq-interpretimi të qëllimshëm dhe kaotik të opozitës gjatë kësaj fundjave, po duket se universitetet nuk janë të paqarta dhe kanë filluar nga puna në mënyrë që të japin shërbimin më të mirë dhe sa më cilësor, të cilin studenti i tyre e meriton”, mbyll mesazhin e saj Ministrja Shahini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME